|
Meta i përgjigjet pozitivisht ftesës së Berishës për koalicion qeverisës. Lideri i Lëvizjes Socialiste beri të ditur vendimin e tij në një konferencë për shtyp ku sqaroi për opinionin se vendimi është marrë pas konsultave me aktorë vendas dhe të huaj. “Eshte zgjidhja me e veshtire qe me duhet te bej si politikan dhe si lider ne dy dekada por nuk ka rruge tjeter dhe ky eshte i vetmi vendim qe i sherben vendit” tha Meta. Sipas kryetarit te LSI kushti i vetëm për formimin e qeverisë me demokratët janë reformat në dobi të integrimit të vendit në BE.
Meta theksoi se para dhe pas zgjedhjeve LSI ka bërë përpjekje për koalicion me socialistët për të shkuar në zgjedhje të bashkuar, por këto përpjekje nuk janë marrë parasysh nga PS dhe lideri i saj. Meta nenvizoi se në kushte të tilla është e pamundur një marrëveshje me Ramën pasi sipas tij kjo do të prodhonte vetëm krizë, cka nuk do të ishte ne interes të vendit. Duke folur sërish për bashkëpunimin me demokratët kreu i LSI tha se marreveshja do të jetë transparente, dhe jo si ajo e natës së 21 prillit, kur u ndryshua kodi zgjedhor.
Ndërkaq në një deklaratë të mëparshme për shtyp, lideri demokrat Berisha bëri publikisht ftesën ndaj LSI për të krijuar qeverine e re shqiptare të cilën Berisha e quajti “qeveri e integrimit të vendit në BE”.
“Nga partite me te cilat programet tona janë të afërta është LSI që ka si pikë të parë integrimin në BE. LSI ka në programin e saj punësimin si kryefjale te reformave dhe perpjekjeve të saj.LSI e ftoj gjithashtu me bindjen time se është një përfaqësuese dinjitoze e spektrit të majtë. Në fakt kjo parti sic e di cdo shqiptar, në dy zgjedhjet e fundit ka qenë objekt real i një persekutimi të pamerituar ligjor, i një trysnie jodemokratike. Fatmirësisht, aspak te lidhura me PD e cila eshte parti që nuk bazohet ne qendrimet e saj ne eleminime e trysnir,a por ne qendrime ligjore e parimore. Nuk jemi ne që e dëmtuam atë nëpërmjet Dushkut në 2005. Nuk jemi ne që i imponuam greven e urise. Shpreh kenaqësine se 47% të votave që sovrani i ka dhënë koalicionit të parë i shtohen tani edhe rreth 6% të votave terësisht të spektrit të majtë dhe faktikisht si baze ky koalicion fiton një bazë elektorale edhe më të gjerë se sa koalicioni që ishte 4 vitet që kaluan. Mendoj se LSI në interesin më të mirë të vendit duhet ta shqyrtojë dhe vlerësojë me sens pozitiv ftesën time të sinqertë sepse sovrani përvecse votoi koalicionin tim, ka votuar edhe për koalicionin e LSI. Kam besim se kjo force politikë që ka si qëllim madhor integrim, reformat per punesimin, t’i pergjigjet pozitivisht ftesën time të hapur e të sinqertë” tha Berisha.
I pyetur për bashkëpunimin me Partinë Republikane, Berisha tha se bashkepunimi me këtë parti është para dhe paszgjedhor.
Pyetjes së gazetarit të Alsat, Bledian Koka për termat e koalicionit me LSI, lideri demokrat iu përgjigj se ato do të negociohen, por theksoi sërish se “bazat programore për koalicion ekzistojne plotësisht”. I pyetur gjithashtu se nëse është i gatshëm t’i lërë kolltukun e kryeministrit liderit të LSI Ilir Meta, Berisha iu përgjigj: “Ky koalicion nuk eshte koalicion pazaresh karrigesh, por koalicion integrimi”.
Alsat
|