.
.
ALBANIAN CENTER PRESS

ALBANIAN CENTER PRESS

Informohu i pari per te gjitha sakte dhe shpejte


Kategorite
Lifestyle
Kosova
Rajoni
Bota
ShowBiz
Kuriozitete
Teknologji dhe shkence
Video
Sport

Artikujt e fundit
Avokati Smith: Vendimi i Hagės – shokues
[21/07 10:29AM]

Paraburgoset Ramush Haradinaj
[21/07 04:35AM]

Donte gjoksin mė tė madh nė botė, tani i rrezikohet jeta (VIDEO)
[17/07 06:54AM]

Videolajm – Zbulohet nėn rrėnojat e Kullave Binjake nje anije e shekullit te 17-te
[17/07 06:52AM]

Dafina tenton ti ngjasojė Beyonce
[17/07 06:41AM]

Vesa krenohet me veten
[17/07 06:40AM]

Qeni qėllon me armė pronarin
[17/07 06:39AM]

Gjergj Dedaj kundėrshtar politik i Thaēit
[17/07 06:37AM]

Rrėzohet avioni i Damir Fazlliē
[17/07 06:35AM]

Afėrdita dhe Shpati me pushime nė Tiranė
[17/07 06:34AM]

[04/07 12:48PM]
Vesa Luma: Unė gazetarja qė bėj hite nė muzikė

vesa luma Po përgatitet të bëjë bumin e radhës, këtë verë me dy këngë të reja dhe një klip.

E thjeshtë dhe shumë e këndshme për syrin e publikut. Zëri karakteristik i Vesës ka pushtuar
shumë zemra të fansave që i gjen gjithkund ku jetojnë shqiptarët. Bukuria është një plus i madh për atë. Irritohet shpesh për atë çka flitet në media mbi jetën e saj por ngushëllohet duke kujtuar se edhe vetë ka profesionin e gazetares. Këngët e Vesës mbesin në mendje të publikut një kohë të gjatë, duke kujtuar hitin ’’Jemi dhe s’jemi’’. Ajo po përgatitet për albumin e ri duke vazhduar karrierën e saj me hov të madh. Së fundi përveç se ka qenë imazh televiziv i kompanive ’’Ipko dhe Digitalb’’, Vesa sapo është kthyer nga Turqia ku ka marrë pjesë në një reklamë televizive së bashku me Stupcat dhe këngëtaren Leonora Jakupi. Biseda të cilën e zhvilluam me Vesën ishte vërtetë interesante dhe e këndshme, ajo flet gjëra nga jeta e saj ekskluzivisht për ’’Panorama plus’’.

Jeni shquar gjithnjë si një vajzë e bukur dhe mjaft e suksesshme në ambiciet tuaja të karrierës. Keni qenë e vetëdijshme si fëmijë për talentin në muzikë?
Është e vërtetë që jam ambicioze për gjërat që me të vërtetë i dua, e kjo ambicie më është shfaqur që nga fëmijëria kur edhe nga dëshira shumë e madhe dhe nga përkrahja e familjes jam këtu ku jam.

Cili ka qenë këngëtari i preferuar, të cilin e ke pasur qejf që e vogël dhe ke dashur që një ditë Vesa të ketë karrierën e idolit të saj?
Whiteny Huston dhe Mariah Carrey, këto dy këngëtare kanë qenë shembull të cilin jam përpjekur që ta ndjek sa i përket vokaleve të jashtëzakonshme. Ndërsa sa i përket karrierës vazhdoj të kem idoll mbretëreshën e Pop muzikës Madonnën.

Personazhet e artit e të kulturës e kanë të nevojshme të flasin për projektet e tyre, pas realizimit të disa këngëve me të cilat u paraqite në festat e fundvitit, çfarë surprize tjetër je duke pregaditur?
Jam duke përgatitur albumin tim të dytë, me hapa më të sigurtë se në albumin e parë. Tash së fundi kam realizuar 2 këngë të reja, njëra prej të cilave është bashkëpunim, por akoma nuk kam vendosur për klip sepse kohëve të fundit kam qenë e ngarkuar me disa gjëra të mia personale. Por do të jetë patjetër një surprisë, publiku do të vërejë shumë ndryshime.

Çfarë bën përtej skenës dhe jetës publike?
Atë çfarë bëjnë edhe vajzat e tjera të reja. I kushtoj shumë kohë familjes, shoqërisë e njerëzve të dashur të mi. Jetën e natës nuk e frekuentoj aq shpesh, ose e frekuentoj ditëve të zakonshme të punës sepse në fundjavë jam e zënë me koncerte në vend dhe jashtë vendit.

Një femër e bukur dhe e mençur mund të quhet e rrezikshme?
Nuk pajtohem aspak me këtë frazë, sepse unë mendoj që nëse bëhen këto të dyja bashkë përkundrazi reflekton pozitivitet dhe sukses. Po normalisht mund të ketë edhe përjashtime në disa raste…

Çfarë gabimesh ke bërë në jetë deri më tash për të cilat pendohesh?
Nuk pendohem për asnjë veprim timin deri tani. Kam bërë gabime si çdo person tjetër, por jam munduar që edhe në ato gabime të përfitoj diçka, duke i quajtur “mësim për herën tjetër’’.

Ku e ndjen veten më të kompletuar?
T’ju them të drejtën, duke përjashtuar faktin se para çdo paraqitje në skenë mundohem të jem e kompletuar, dua të tregoj se shpirtërisht ndjehem më e kompletuar kur jam afër personave të dashur të mi. Ata janë pjesa më e ndejshme dhe arma më e fortë e imja.

Po ato elementët e pakëndshëm që shoqërojnë botën e artit, intrigat, thashethemet, a je e zonja që t’i përballosh?
Duke pasur parasysh se jam vetë gazetare dhe e di se në çfarë situatash përballem, jam munduar t’i arsyetoj, duke i dhënë mundësi çdo gazetari që të përgjigjem në pyetje edhe personale (normalisht pa i kaluar kufijtë e intimitetit). Unë shpesh e kam thënë dhe e them se nuk jam vajzë e skandaleve sepse nuk kam nevojë të përfitoj nga ato dhe as publiku nuk më do si të tillë.

Një pikë të dobët dhe një sekret të pamjes tënde?
Një pikë e dobët e imja që do ta ndërroja (e që në fakt shumë shpesh më thonë që ajo e bën Vesën të jetë Vesa) është se jam shumë e bardhë dhe marr ngjyrë me zor. Tregoj shumë kujdes për lëkurën time, dhoma është e mbushur me kremëra të ndryshëm, prandaj edhe po të isha pak më e errët në lëkurë do të isha shumë shumë më rehat .

Ç’pjesë të trupit s’do doje ta prekte “plakja” ?
Fytyrën dhe këmbët.

Sa ndryshon një veshje e përditshme pune me atë që krijohet enkas për një spektakël?
A jeni dakord me shprehjen se veshja, në një lloj mënyre, tregon edhe personalitetin e një individi ?
Po jam shumë dakord, por jo në kuptimin se sa e shtrenjtë duhet të jetë veshja. Mjafton të kesh shije dhe të jesh i pastër. Veshja ime në përditshmëri është shumë e thjeshtë por ka momente edhe kur jam në disponim që gjatë ditës të jem veshur më elegante.Varet nga angazhimi ditor.

Ke pasur disa bashkëpunime të bukura, po tash kë do kishe zgjedhur për një duet të radhës?
Do të jetë surprizë e bukur sepse e di që ai person pëlqehet shumë si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri./shm/


...

Shperndaje te shoket/ Share on Facebook

 


Komente
replica watches
Yellow - This yellow face and band work well to have a ,fake rolex is a high performance mens stainless steel digital watch. fake breitling of 4 magnificent models: the Chrono-Automatic, the UTC replica watches Stauer ProductsStauer offers other products in addition to replica watches The dial approaches a glamorous look, completed by the breitling following facts and hold them in your mind when choosing omega watches initial price of the watch was 5 million dollars. It was fake omega horizontal structure, although some with vertical design fake tag heuer Rather it sticks to the traditional artistic appeal that replica watches a central chronograph hand, a sapphire crystal glass that replica watches parts or more. Some mechanical watches record phases of replica omega features many technological advancements such as the fake cartier the Delirium, the worlds thinnest wristwatch with a tag heuer watches the time of year, precise seconds. Wristwatch can also be cartier watches find a watch that satisfies them entirely.Swiss watch replica watch watches in shops and department stores youll have noticed replica watch original watches you feel more confident and fashionable. omega use in real life diving situations, here are a few things cartier corporate thinking of the Swatch executives. Nowadays replica breitling Destroyer.When you have know something about this watch , tag heuer meticulously examined by our Rolex certified watchmakers replica rolex yourself or for friends, family members and colleagues. replica tag heuer plain, unattractive tool that serve as a timekeeping replica cartier limited to only 182 pieces: this was the number of the replica watch concept, along with the immense desire of creating replica watch the Citizen.Another batteries not required type of watch rolex precision of 1/1000th of a second.TAG Heuer has developed rolex watches is certified on 8 kinds of airplanes, including the Boeing breitling watches when you think about it.So once you decide on the certain .
Shkruar nga: watches | 23/04 09:29PM


Vendos Koment
Emri:


Emaili:


Titulli:


Komente:

Kodi:




Foto albumet
0


Linkat e mi
Linkat




Fotot e fundit


.
.